Deputeti i BDI-së, Branko Manajllovski në konferencë për media të mbajtur në gjuhën angleze, tha se deklarata e djeshme për kauzën homoseksuale ishte mendim i tij personal dhe nuk qëndron askush tjetër pas kësaj teme, duke aluduar në mbështetje politike.
Por, ai ishte këmbëngulës dhe u zotua se nuk do të heshtë dhe do të insistojë deri në miratimin e një ligji për legalizimin e martesave homoseksuale.
“Ky është mendimi im dhe nuk jam konsultuar me askend. Por unë vazhdoj të mbetem në qëndrimin tim dhe mendoj se duhet të sjellim ligj për legalizim. Do të vijë koha edhe ligj do të ketë, gjenerata juaj do ta arijë. Do të ketë edhe klube, do t’i keni edhe në Qeveri”, tha Manajllovski. /SHENJA/

