Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se deklarimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se në procesin e dialogut presioni duhet të shtohet ndaj Serbisë është i drejtë.
Ai duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se do ta “zgjidhi sërish çështjen mese Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se Kosovës i mbetet të zbatojë obligimet që ka.
“E vetmja gjë që i mbetet Kosovës është që të tregojë maturinë e vet duke kaluar fazat edhe obligimet që ka. Pajtohem plotësisht me kreun e Vetëvendosjes, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kur thotë se Kosova duhet të ndjek raporte të mira me ShBA-në dhe është një diçka e drejtë që e thotë z. Kurti në ndërlidhje me presionin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i bëjnë Serbisë dhe kjo ka qenë kërkesë e gjitha qeverive të vendit dhe është kërkesë e shëndetshme”, ka thënë Maloku në “InfoNata”.
Ai ka përmendur disa arsye ku Serbia ka shkel marrëveshjet duke përfshirë edhe ato nga ajo e Uashingtonit , siç ka qenë ai për mospengimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe vendosja e ambasadave nga Kosova dhe Serbia në Jerusalem , që siç ka rikujtuar ai,Kosova e bëri pasi u njoh nga Izraeli, por Serbia nuk e zhvendosi ambasadën në Jerusalem.