Ish Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski vlerëson se VMRO DPMNE-ja duhet ta dorëzojë pushtetin shumicës së partive të cilët janë për zbatimin e reformave urgjente dhe zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale. Në një intervistë për Alsat, Maleski nuk përjashton mundësinë për tensione të nxitura nga VMRO DPMNE-ja për shkak se janë të përfshirë fate personale të politikanëve. Maleski komentoi edhe platformën e partive shqiptare.
Intervista e plotë me Denko Maleskin
Z. Maleski, në situatën që është tani Maqedonia, a mund të formohet Qeveri stabile? Cila do të ishte zgjidhja më e mirë në këtë rast?
Në secilën politikë në çdo kohë, transferimi i Qeverisë është periudha më delikate e politikës në një shoqëri. Sipas meje, do të vijë deri te transferimi i Qeverisë sepse ka elemente që i bashkojnë një grup partishë por është e mundur që për këtë të ketë mospajtim me partinë në pushtet VMRO-DPMNE dhe këtu situata të tensionohet. Parë në përgjithësi, ashtu si qytetarët e dhanë provimin e demokracisë duke dalë në zgjedhje, tani partitë duhet të gjejnë mënyrë të qetë që atë ta bëjnë sipas procedurës demokratike, të shohin se kush me cilin do të koalicionojë dhe më pas të veprohet drejt formimit të Qeverisë. Situatën tonë e karakterizon një gjë. Pa marrë parasysh dallimet që ekzistojnë ndërmjet partive të ndryshme, shumë prej tyre në programet e tyre ose në këndvështrimin e tyre se si duhet të jetë Qeveria, kanë një gjë të përbashkët dhe kjo është dokumenti i Pribesë dhe përpjekja që të vazhdojë me punë Prokuroria Speciale Publike, si parakusht që të formojmë një shtet ligjor demokratik.
A po zhvillohet luftë më shumë se kurrë më parë në rrafshe etnike duke pasur parasysh këtu edhe platformën e përbashkët të partive politike shqiptare. Si e vlerësoni ju personalisht këtë platformë?
Partitë shqiptare e shfrytëzuan këtë moment që t’i tregojnë pakënaqësitë e tyre dhe në këtë kuptim kjo është plotësisht legjitime. Dikush mund të ankohet pse pikërisht në këtë moment sepse mund ta devijojë luftën për shtet demokratik në tjetër drejtim sepse tani gjithçka varet nga ajo se, nëse do të formohet Qeveri e cila para së gjithash do të angazhohet për realizim të dokumentit të Pribesë dhe përpiqet për shtet ligjor, si do të sillet oponenti. Ai tani, si arsyetim të sjelljes së tij dhe si përgjigje për kërkesat e qytetarëve mund të aktivizojë spiralen e homogjenizimit etnik te maqedonasit si përgjigje për atë që bëjnë tani shqiptarët. Atëherë Maqedonia mund të hy në ujëra shumë të rrezikshëm. Të gjithë ato pika duhet të jenë subjekt debati dhe bisedash. Do të ketë ndoshta befasi për shqiptarët meqë për shumë gjëra trokasin në derë të hapur sepse shumë gjëra janë lart-poshtë të absorbuara të paktën te opinion demokratik në Maqedoni. Aty janë hapur problemet me simbolet dhe mund të themi që janë shumë të rëndësishëm. Megjithatë mund të vihet deri te një përgjigje befasuese sepse ndoshta shqiptarët janë më të lidhur me simbolet e tyre se sa maqedonasit dhe kush është ai që është i gatshëm të bëjë çfarëdo kompromisi? Nëse hapet kjo, sipas meje do të shihet se lidhja e shqiptarëve me flamurin dhe himnin shqiptar është shumë më e fortë se sa në anën tjetër dhe ndoshta ky do të jetë problemi.
Cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare tani?
Bashkësia ndërkombëtare ka bërë shumë. Ajo tani shikon se si do ta mbyllim një akt të procesit zgjedhor. Deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Tani është në duart e politikanëve që ta dërgojnë atë proces deri në fund. Negociata ndërmjet tyre, marrëveshje për koalicione; ata këtë e monitorojnë me kujdes. Për ata është e rëndësishme që transferimi të jetë i qetë. Nëse shpërthen ndonjë konflikt serioz këtu, gjë që është e mundur sepse janë në pyetje fate personale në fushën e politikës në vend, atëherë fillimisht do të pësojmë të gjithë ne këtu por mendoj se nuk do të lejojnë që ai konflikt të zgjerohet në regjion dhe është e mundur që të ketë intervenim serioz nga bashkësia ndërkombëtare.
https://www.youtube.com/watch?v=KNWJ186ZQ3M