29 April
Ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski dënoi ashpër incidentin e të enjtes në parlament duke e cilësuar atë si një ngjarje që i takon shekullit të kaluar. Maleski në një intervistë për Alsat gjithashtu iu bëri thirrje politikanëve që të kenë kujdes me retorikën që përdorin në mënyrë që kriza të mos përshkallëzohet në rrugë. Maleski nuk përjashton mundësinë që faktori ndërkombëtar ta izolojë VMRO DPMNE-në pas ngjarjeve të fundit.

