Profesori universitar Mersim Maksuti, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi tendencat e palës maqedone brenda grupit punues për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ku sugjerohej miratimi i një rezolute në vend të një ligji.
Ai theksoi se nuk pajtohet me këtë qasje, pasi ligji ka nevojë për sanksione dhe mekanizma detyrues, gjë që një rezolutë nuk e garanton.
“Vërejtja ime është se nuk mund të pajtohem me grupin punues, sepse ky ligj nuk ka sanksion. Ligji është normë juridike – si mund të ketë ligj pa sanksion? Më e keqja ishte që pala maqedone në fillim insistonte të miratohej një rezolutë për këtë çështje dhe jo ligj. Ne mezi arritëm të imponojmë sjelljen e ligjit. Pala shqiptare nuk u pajtua, sepse rezoluta ka karakter politik dhe afirmativ, por nuk përmban mekanizma detyrues,” deklaroi Maksuti.


