Kabineti i kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve se gjoja kryetari i komunës sot ka injoruar ministrin pa resor, Aksel Amedovski, duke e lënë të presë dy orë para zyrës së tij.
“Kryetari në ato momente ishte në takim me disa biznesmenë shqiptarë lidhur me disa projekte. Kryetari shpreh keqardhje për minisrin dhe thekson se politika duhet të ketë mirëkuptim për nevojat reale. Prioriteti i kryetarit kanë qenë dhe janë qytetarët, tjerët mund të presin”, kanë sqaruar për Gazetën Lajm nga kabineti i Dimitrievskit. Ata kanë hedhur poshtë pretendimet se shkak për injorimin ka qenë përkatësia etnike rome e Amedovskit. Këto janë insinuata të pabaza. LSDM e Kumanovës gjithmonë ka qenë pranë qytetarëve romë, prandaj edhe shumica e votuesve romë rregullisht votojnë LSDM-në”, thonë bashkëpunëtorët e Dimitriovskit.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Zyrtarisht në pranverë, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
- Shpërthim me eksploziv në makinën e agjentit të krimeve
- Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
- Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit

