Partneri i koalicionit në Qeveri, PEPR reagon se dej ministri i tyre pa resor, Aksel Ahmedovski dy orë të plota e ka pritur kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski për një takim në komunë, i caktuar një javë më parë.
“Nënkryetari i partisë dhe ministri aktual ka caktuar takim para një jave me kryetarin e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski. Në kohën e caktuar ministri Ahmedovski ka arritur në Komunë, por kryetari ka ardhur pas një ore. Ai ka kërkuar falje dhe i ka thënë se ka një takim në të cilin duhet të shkojë dhe se do të kthejë menjëherë. Pas dy orëve pritje kryetari i komunës nuk është kthyer, prandaj ministri u kthye nga Kumanova”, kanë njoftuar nga partia e romëve, PEPR, transmeton Gazeta Lajm.
Nga kjo parti thonë se nuk është hera e parë që një ministër i tyre të ketë këtë përvojë me Dimitrievskin dhe se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe ish ministrit, tani deputet, Samka Ibraimovski.
“A do të sillej në atë mënyrë nëse do të vinte një miinistër nga partia e tij ose ër shkak se ministri Ahmedovski është nga bashkësia rome prandaj le të presë. Këshu nuk bëhet shteti, me diskriminim të tillë të ministrit”, thuhet më tutje në reagimin e PEPR.