Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli prej sot deri të premten do të qëndrojë në Podgoricë, Mal të Zi.
Sipas agjendës, Makraduli sot do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të arsimit të lartë për implementim rajonal të Marrëveshjes së Parisit për klimën, ndërsa në dy ditët e ardhshme në punëtorinë rajonale për sisteme kombëtare për inventarë, projeksione dhe politika edhe masa.
Ngjarjet janë në suaza të implementimit të projektit rajonal RIPP (Regional Implementation of the Paris Agreement), i cili e mbështet Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë si shfrytëzues të zhvillimit të ekonomive të bazuara në resurse me emisione të ulëta të gazrave të dëmshëm dhe ndërtimin e shteteve rezistuese klimatike.
Projektit është disejnuar t’u ndihmojë shfrytëzuesve t’i kuptojnë dhe të veprojnë në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit.