Kompania Makpetrol ka shpallur konkurs për dy punëtorë në Tetovë. Kushti kryesor për të konkurruar është të keni të kryer shkollën e mesme, shkruan Gazeta Lajm.
“Konkurs për 2 (dy) punëtorë me kohë të caktuar prej 5 muajve në vendin e punës shitës kategoria II në pikën e karburanteve në Tetovë, Rajoni Pollog në Drejtorinë për shitje me pakicë.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Arsim të mesëm
Përvojë pune së paku një vit
Njohje e gjuhës angleze.
Orari i punës për këto vende pune zhvillohet me ndërrime.
Orari javor i punës është 40 orë, nga e hëna deri të dielën.
Rroga bazë për këto vende pune është 18.200 denarë.
Puna jashtë orarit, puna me ndërrime, puna gjatë ditëve të festave paguhet në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune”, thuhet në konkursin e shpallur nga kjo kompani.