1 Shkurt 2019 / 13:05
Duke vepruar në bazë të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria Themelore -Shkup, Ministria për punë të Brendshme ka njoftuar Prokurorin Publik se në hapësirat e “Makedonija Lek”, janë gjetur vaksina MRP me deklarata të gabuara dhe se të njëjtat akoma nuk janë asgjësuar.
Prokurori kompetent menjëherë ka dhënë urdhër për sigurimin e vaksinave për nevojat e procedurës së mëtejme. Vaksinat do të sigurohen dhe do të mbeten në hapësirat e “Makedonija Lek”, sepse atje ka kushte adekuate për rruajtjen e tyre. Kontrollet do të vazhdojnë deri në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike.
Loading…


