Adrian Sulo
Mes emrave të lakuar për kreun e shtetit radhitet edhe emri i Majlinda Bregut.
Prej kohësh është aluduar se presidenti i ardhëshme mund jetë një femër dhe kjo në fakt e përforcon mendimin se Bregu mund të jetë njëra prej tyre.
Kryeministri është shumë i kujdesshëm për dekorin dhe Majlinda e plotëson më.së miri këtë kriter. Nuk është i vetmi kriter që përmbush kandidatja Bregu në fakt.
Ramës nuk i intereson të zgjedhë brenda gardhit të socialistëve. Kjo do të ishte qesharake në fakt dhe do ta degjelitimonte rolin e presidentit të ardhshëm.Një kandidat mbi palët dhe e orientuar në rjedhat e integrimit do ishte bonus për qeverisjen e tij dhe shtetin Shqiptar pa dyshim. Majlinda Bregut i njihen këto atribute.
E angazhuar në vijimësi me integrimin Europian dhe të qënit ish ministre e së djathtës e bën atë plotësisht të pranueshme për faktorin ndërkombëtar dhe njëherazi i mbyll gojën opozitave me e pa zyrë.
Pa as më të voglin dyshim kanditatura e saj do ti bënte nder parlamentit dhe një shërbim të madh integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
I vetmi problem që shoh tek Bregu është feminiteti.Jemi kultivuar të adhurojmë modele serioze të tipit Merkel në politikë.Kur publiku sheh një politikane si objekt mendoj se aksionet e saj bien në bursën politike.Është pak a shumë rasti i modelit Duma.Edhe Z.Duma është një grua tejet e mençur por nuk e shoh të shkëlqejë në politikë.
Ndoshta ky këndvështrim është një problem i imi apo i të tjerëve që mendojnë si unë .Shpesh kam lakuar Ermelinda Meksin për kreun e shtetit dhe sërisht i qëndroj atij modeli por kjo sdo të thotë se Bregu sështë e denjë…përkundrazi një kandidate tejet dinjitoze.
Unë nuk di të them a është Majlinda Bregu një kandidate potenciale për kreun e shtetit.Skam si ta di sa kohë emri i kandidatit fshihet në”kutinë e zezë”të Edi Ramës…..por di me siguri se Majlinda Bregu vlen.