
Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Majko nuk ka kursyer ironitë në drejtim të diplomatit, duke i kujtuar një gjeneral të ushtrisë Austro-Hungareze. Deputeti i PS-së ndër të tjera shton se ‘Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë’.
Postimi i Majkos
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”… Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro – Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…” Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin. Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë.
10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

