Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Transport, Majan Vejseli, vetes ia ka ndaluar mëditjet e udhëtimeve, ndërsa zyrtarëve tjerë në këtë ndërmarrje publike ia ka ulur shpenzimet e udhëtimit për 50 %, transmeton Almakos.
Në këtë periudhë të krizës ekonomike si dhe krizës që ka kapluar këtë institucion publik, një hap i këtillë nga ana e drejtorit Majan Vejseli është mëse i nevojshëm.





