Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilën janë propozuar emrat për postet ministrore, por asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk ka pranuar që këta t’i shpalosë para medieve.
Derisa i pari i LDK-së, Isa Mustafa është larguar me veturë, nënkryetari Lutfi Haziri ka thënë shkurt se gjithçka është gati për nesër, por pa dhënë ndonjë emër për të cilët janë propozuar në kryesi të partisë.