Të gjithë njerëzit kanë anët e tyre të forta dhe të dobëta, siç kanë anët e tyre pozitive dhe negative. Por, jo të gjithë kanë vullnetin dhe guximin e mjaftueshëm që anët e tyre të forta t’i shndërrojnë në përparësi, ndërsa dobësitë në fuqi dhe mundësi për sukses.
Më 15 shtator 2019, alpinistja Luljeta Ademi me një vullnet të hekurt, guxim të pamposhtur dhe pozitivitet që reflekton ka pushtuar Majën më të lartë të Sllovenisë – Trigllav. Në këtë ekspeditë ajo u mentorua nga guida Mishko Taneski dhe u përkrah financiarisht nga Komuna e Gostivarit, Bioplant- sokovi od 100% organsko ovosje i goji sadnici dhe Fondacioni Albana-Zvicër.
Me këtë aktivitet ajo bëri ndryshimin duke u bërë pjesë e historisë si gruaja e parë shqiptare me invaliditet nga Maqedonia e Veriut që arriti të pushtojë Majën sfiduese të Trigllavit me lartësi 2864 metra.
Në këtë mënyrë ajo u tregoi të gjithëve se në jetë asgjë nuk është e paarritshme, pa marrë parsysh pengesave, gjinisë dhe çdo përkatësie tjetër. Mjafton vullneti, guximi dhe vendimi për të vepruar, çdogjë tjetër është thjeshtë këmbëngulja në atë çfarë synon të arrish.
![](https://static.wixstatic.com/media/9c9de7_68e2ab43ef834fe49e7db240382a5849~mv2.jpg/v1/fill/w_360,h_484,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01/9c9de7_68e2ab43ef834fe49e7db240382a5849~mv2.webp)
Në kuadër të aktiviteteve parapërgatitore të cilat pa dyshim që kërkojnë përkushtim dhe disiplinë, Luljeta Ademi me ndihmën e guidës Nor Hysaj nga Valbona- Shqipëri kishte ngjitur dy majat e Alpeve Shqiptare: Majen e Roshit 2524 Imb dhe Majen e Kollatës 2556 Imb.
Por, jo vetëm kaq. Ajo një kohë të gjatë po zhvillonte fushatën “Shih aftësinë, jo paaftësinë”- Ngjitje me aftësi të kufizuar ( “See the Ability, not the Disability!” – Hiking with a Disability), duke ngjitur maja malesh në vend dhe më gjerë.”
Tre ditë përpara se të bënte ndryshimin me suksesin e saj në Majën e Triglavit, Luljeta Ademi në një postim të saj kishte shkruar: “Është koha për të ndryshuar sesi shoqëria i sheh Personat me Aftësi të Kufizuara dhe për t’u bërë kjo duhet filluar nga mentaliteti i çdo individi në botë.”- (“It is time to change how society sees People with Disabilities and to do that it starts with the mindset of every single person in the world.”)
![](https://static.wixstatic.com/media/9c9de7_2d0488f15e9447e599b5b2f2718793ba~mv2.jpg/v1/fill/w_740,h_555,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01/9c9de7_2d0488f15e9447e599b5b2f2718793ba~mv2.webp)
ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe perceptimit të gjërave.
Jeta është e mbushur përplotë sfida që kërkojnë përballje. Ka më shumë gjëra që mund të bësh në jetë sesa të jesh thjeshtë një pasagjer.
![](https://static.wixstatic.com/media/9c9de7_c29780911546427b8b5074ddc38da181~mv2_d_2048_1536_s_2.jpg/v1/fill/w_740,h_555,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01/9c9de7_c29780911546427b8b5074ddc38da181~mv2_d_2048_1536_s_2.webp)
Por, misioni i saj nuk përfundon me kaq. Ajo do të vazhdojë t’i sfidojë malet dhe të shërbejë si frymëzim për brezat e ri e sidomos për vajzat e reja që kanë ëndërra e që pretendojnë të bëhen gra me vizion. TË LUMTË !