Luiza Gega dhe Franko Burraj, më të mirët e kampionatit!
Kampionati ko mbëtar i atletikës ka ulur dje siparin e edicionit të 86-të pas dy ditëve garash të zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në këtë eveniment të organizuar nga FSHA-ja morën pjesë 17 skuadra me qindra sportistë meshkuj dhe femra, ndërsa garuan gjithashtu edhe të gjithë sportistët elitarë, duke nisur nga Luiza Gega, për të vijuar me Izmir Smajlajn, Franko Burrajn dhe David Nikollin.
Çdo disiplinë përcaktoi më kampionët e vitit 2024, ndërsa sportistët më të mirë të kampionati kombëtar u shpallën Luiza Gega dhe Franko Burraj. Në rang ekipor triumfuan bindshëm Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj.