Lulzim Berisha ka dalë sot para togave të zeza të GJKKO-së rreth një ditë pasi u ekstradua nga Spanja ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”.
Në seancës ndaj tij, ish-kreu i bandës së Durrësit ka kundërshtuar deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili e akuzoi si vrasës të Klodian Saliut.
“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo”, tha ai.