Numri një i Qeverisë, Edi Rama, ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto nga procesimi vaksinimit të mësuesve në Durrës dhe në Fier.
Rama tha se lufta për çlirimin nga pandemia është sfidë dhe secili duhet të respektojë masat anti-COVID për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Po ashtu Kryeministri ka theksuar se opozita e vendit ka vendosur interesin partiak dhe fushtën elektorale para shëndetit të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!
Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve…
Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos
*Vaksinimi i mësuesve në Durrës e në Fier
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim



