Dezinformatat përhapen shpejt në kohën bashkëkohore për shkak të digjitalizimit. Kjo dukuri paraqet një kërcënim në rritje për shoqërinë, ndërsa vendi ynë është një objektiv relativisht i lehtë i fushatave dezinformuese, për shkak të rezistencës së dobët institucionale dhe sociale, tha kreu i shtetit Stevo Pendarovski, gjatë konferencës së mbajtur pikërisht për këtë problem. Ai tha, se lufta kundër korrupsionit është më e pranishme në deklaratat politike sesa në praktikë, ndërsa politikanët e korruptuar janë gjithmonë më të ndjeshëm ndaj ndikimeve të tilla të vogla.
“Nuk guxojmë t’i injorojmë indikacionet se pas këtij problemi, me eurointegrimet tona apo për tensionet në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë. Përskaj çështjeve dhe problemeve objektive, të cilat akoma nuk janë zgjidhur ka një lumë dezinformatash, apo thënë ndryshe një inkurajim jo miqësorë ndaj situatave të caktuara, që nxisin urrejtje mes popujve. Vendi ynë, për fat të keq, është një objektiv relativisht i lehtë i fushatave dezinformuese, për shkak të rezistencës së dobët institucionale dhe sociale.”, – deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ambasadori i Holandës në vend, tha se lufta kundër dezinformatave kërkon zgjidhje sistematike dhe rregullativë ligjore
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund t’u japim fund aktorëve të jashtëm dhe të brendshëm që të përhapin dezinformata, megjithatë kontrollimi i fakteve është shumë me rëndësi, por nëse fokusohemi ekskluzivisht në kontrollimin e informacionit gjithmonë mbetemi një hap pas. Për këtë duhet përfshirje më e madhe e shoqërisë kundrejt dezinformatave. Kjo gjë kërkon udhëzim kombëtar, sjellje e duhur dhe vendosja e rregullativës ligjore.”, – theksoi ambasadori i Holandës, Dirak Jan Kop.
Kjo u tha në konferencën me temë “Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik në bashkëpunim me Fondacionin “Metamorfozis”.