Negociatat për formimin e koalicionit qeveritar mes LSDM-së dhe BDI-së, sipas informatave të portalit tonë, kanë qenë të gjata dhe të mundimshme, por jo për çështjet shqiptare. Sipas informacioneve nga bisedimet, dy kushtet e BDI-së për ta përkrahur Qeverinë e LSDM-së nuk kanë të bëjnë me asnjë nga çështjet që janë të interesit etnik shqiptar, por vetëm me mbijetesën politike të BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti. Kushtet e Ahmetit për Zaevin kanë qenë që Lëvizja Besa të mos jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, si dhe kjo Qeveri LSDM-BDI ta luftojë Besën deri në shkatërrim! BDI-ja është kërcënuar se do të braktisë negociatat me LSDM-në dhe do të shkojë sërish në koalicion me VMRO DPMNE-në, nëse Zaev nuk pranon luftimin e oponentit politik të BDI-së, BESËN. Duke qenë se Zaev varet nga numrat e BDI-së për formimin e Qeverisë së re, duhet të shihet nëse do të pranojë ose jo këto kushte të Ali Ahmetit, i cili luftën ndaj Besës e ka vendosur mbi çdo çështje tjetër kombëtare.
Data 08.04.2026
Aktuale
- FOTO+EMRI/ Sherri për 100 euro borxh, zanafilla e konfliktit që çoi në kërcënimin me armë zjarri! Autori: E pashë rastësisht në lokal, shkova për…
- Arrestohen tre persona për sulmin ndaj punonjësve të varrezave në Butel
- Deputetja Dauti sfidoi komisionin: Pa materialet në shqip s’ka seancë
- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë sekuestrohen 12.5 ton fruta dhe perime
- DMSH: Angelov në kërkim të pilotëve për “air tractor”
- ASH: Projekt-ligji i Karakamishevës, goditje ndaj barazisë etnike
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, uron komunitetin rom për 8 Prillin
- Në hetim për disa vepra penale, zbulohet data kur do të zhvillohet seanca e parë e gjykimit për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

