Gjykata e apelit ende nuk ka vendosur për ankesën e Prokurorisë së Përgjithshme Publike, e cila gjithashtu kërkon që ish-kreu i DSK-së, Saso Mijalkov, të akuzohet. Prandaj, në Gjykatën e Apelit gjykimi u shty. Lënda pas ankesës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është në Gjykatën e Apelit, përcjell Almakos.
Në këtë rast, gjashtë anëtarë të njësisë speciale “Alfa” janë të akuzuarit. Boshkovski, i cili mori pjesë në seancën e sotme, u përball me një prej tyre, Ivica Anchevski-Pukki, i cili në vitin 2011 drejtoi Alfat. Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista.
Kujtojme qe, gjyqtarja Monika Bahcovanovska, në vlerësimin e aktakuzës vendosi të përjashtonte Mijalkovin nga ndjekja penale. Një muaj me pasi PSP e ankimoi vendimin, aktpadia e cila ende nuk është dorëzuar në apel.
‘Tortura’ është shtyrë për 23 mars.
Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.