Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, disa ministra të qeverisë dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë. Raportohet se ata kanë diskutuar një sërë çështjesh, si situata politike në vend, reforma në drejtësi dhe grabitja e ndodhur në Rinas, ku nën kërcënimin e armës u morën rreth 3.2 milionë dollarë të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.
13 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)


