Me anë të një komunikate zyrtare, ambasadori Donald Lu bën me dije se SHBA është e vendosur për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi. Sipas ambasadorit, asnjë përpjekje nuk e kthen pas këtë proces.
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim”, thekson Lu.
Duke marrë shkasë nga akuza dhe kundër akuzat midis ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as e përshtatshme dhe as e shëndetshme për zbatimin e reformave në vend.
Ndërkohë, pas akuzave dhe kundër akuzve midis ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as e përshtatshme dhe as e shëndetshme për zbatimin e reformave në vend.
KShH vlerëson se, Prokurori i Përgjithshëm dhe çdo prokuror tjetër në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.
“KShH si një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe e pavarur vlerëson ndihmën e dhënë për vendin tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të Zyrës së OPDAT (Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë). Kjo zyrë ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të çmuar në drejtim të zhvillimit të drejtësisë penale, me synim intensifikimin e luftës kundër korrupsionit publik, krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor. Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejnë trajnimet e ofruara nga kjo zyrë për gjykatës, policë e prokurorë, mbështetja logjistike si dhe teknike që synon rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të strukturave për zbatimin e legjislacionit penal”, thuhet në reagim.
3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)