Një familje katëranëtarëshe në mars të këtij viti ka pasur nevojë për 67.818 denarë, ose 436 denarë më shumë se muajin e kaluar, për të përmbushur nevojat themelore, tregojnë të dhënat nga Shporta sindikale minimale që e përpunon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Sipas LSM-së, me një banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet themelore për një familje katëranëtarëshe për muajin mars janë 83.193 denarë.
“Rritja e vlerës së shportës minimale sindikale për tre muajt janar, shkurt dhe mars 2026 arrin në 2326.00 denarë, theksojnë nga LSM-ja.


