Ish kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Zhivko Mitrevski ka marrë para në kurriz të LSM më shumë se sa ka xhepa. 50 mijë denarë rrogë si kryetar i Lidhjes, 10.000 denarë si anëtar i Fondit për sigurim pensional, 12-të mijë për jetë të veçuar dhe si anëtar i bordit ekzekutiv të LSM-së ka marrë 30.000 denarë, shkruan Almakos.
Një listë e tërë keqpërdorimesh të bëra prej tij përmes buxhetit të Lidhjes, është shpalosur në konferencën e sotme( e mërkurë) për shtyp nga udhëheqësia e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Sipas asaj që u tha para gazetarëve nga Pece Petrevski, Mitrevski duke përdorur paratë e buxhetit të Lidhjes ka paguar qiranë e banesës, ka paguar shofer edhe atë jo një,por dy për dy vetura zyrtare, harxhimet komunale, pastrimin.
“Një shofer e ka shfrytëzuar në Manastir dhe një në Shkup, këtë nuk e ka as kryeministri i Maqedonisë. Më me turp nuk mund të ketë. Po të kishte mundur të merr denarë ekstra do të merrte”-deklaroi Pece Ristevski, kryetar i SIER-it.
Ndryshe, i shkarkuari Mitrevski akoma është njeriu i parë i sindikatës së pylltarisë. Sipas kontratës, kryetari i ri ka për obligim ta emëroj në funksion të këshilltarit. Në të kundërtën Mitrevski do të merr apanazh një vjeçare në vlerë të rrogës që ka marrë.
“Ai tre ditë me radhë nuk vjen në punë, do ta sistemojmë jashtë LSM-së, në Byronë për punësim. Kështu thotë ligji, nëse tre ditë nuk paraqitesh në punë sistemohesh në rrugë- shtoi Darko Dimovski – ud. Kryetar i LSM.
Vepra penale, si falsifikim të dokumenteve dhe një pjesë për keqpërdorimin e detyrës zyrtare rëndojnë mbi Mitrievskin . Siç thonë ata, ai vetë ka vendosur për të gjitha harxhimet në LSM , si në renovimin e hapësirave në ndërtesën e LSM-së që është e kundërta e ligjit. Në ndërkohë, Mitrevski ka formuar Organizatë të re sindikate të quajtur “Stollb” (Shtyllë) dhe me, këtë siç thonë nga LSM, ka dashur të krijojë mosmarrëveshje. Pak ditë më parë ndërrimi i funksionit të drejtorit në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kaloi me probleme dhe tensione. Drejtori legjitim Darko Dimovski u pengua të hyjë në zyrat e LSM-së nga sigurimi i ish drejtorit Zhivko Mitrevski. Gjatë diskutimit në hyrje u thye dera e xhamit ndërkohë intervenoi edhe policia./Almakos.com/
Evi Shkopi
Almakos.com