Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që paga minimale në Maqedoni të bëhet 28.567 denarë (rreth 462 euro), respektivisht të rritet për 6.000 denarë për dallim të asaj aktuale, që është 22.567 denarë, shkruan TV21. Nga LSM kërkojnë që punëdhënësit të mos paguajnë kontribute shtesë për pjesën e rritur të pagës në periudhë prej 12 muajve.
“Atë që e propozojmë, është që sot deputetët, ashtu siç ishin bashkë për t’i ruajtur shpenzimet e tyre për transport, të votojnë për propozimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, për rritje shtesë të pagës minimale për 6.000 denarë, që do të thotë edhe rritje shtesë e pagave të tjera në Maqedoni. Atë që e propozojmë është që rritja shtesë e pagave për 6.000 denarë në sektorin privat dhe publik, të bëhet patjetër që para asaj të lirohen, ose subvencionohen për pjesën e kontributeve për dallimin e harmonizimit ligjor të pagës minimale, deri në rritjen e pagës minimale për 6.000 denarë shtesë. Dhe në këtë mënyrë punëdhënësit në sektorin privat, të lirohen ose subvencionohen për pagesën e kontributeve, përfshi sigurimin social, më së tepërmi 12 muaj”, tha Slobodan Trendafilov nga LSM./tv21.tv