
Në aktivitetin, që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve marrin pjesë 2301 delegatë nga të gjitha njësitë e kryeqytetit.
Kandidatët për në Komitetin Drejtues të LSI Tiranë janë 256, nga të cilët përzgjidhen 179 anëtarët. Procesi i votimit kryhet me sistem elektronik, ndërkohë që në këtë konventë zgjidhet edhe Kryetari i LSI Tiranë.
Lëvizja Socialiste për Integrim vjen në këtë Konventë pas një procesi zgjedhor në çdo organizatë të partisë. Përmes këtij procesi, çdo organizatë ka zgjedhur kryetarin e organizatës si edhe delegatët që do të marrin pjesë në konventën e Tiranës
11 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

