LSHD: i’a kujtojmë presidentit Stevo Pendarovskise, kur komunistët serbë vendosën që më 1945 tëkrijonin shtetin e “Maqedonisë” bashkë me identitetin, gjuhën dhe historinë e shpikur, pjesadërmuese e territoreve të shqiptarëve nukadministrohej as nga serbet, as nga bullgarët, e as nga Perrandoria Osmane, siç e keqinterpretoihistorinë ai pak ditë më parë, por nga vet shqiptarët, përmes shtetit të tyre shqitpar! Dhe përkëtë, dëshmojnë dokumente të shumta të lëshuaranga këto autoritete, fotografi, e madje akoma edhedëshmitarë të gjallë!
Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi denoncon para opinionit, përpjekjen për falsifikim dhe keqinterpretim tëhistorisë nga ana e presidentit Stevo Pendarovski nëintervistën e tij dhënë gazetës europriane “online”, EUobserver. Në këtë intervistë, z. Pendarovski thjeshtfshiu nga historia shqiptarët, duke deklaruar se “para krijimit të Maqedonisë si pjesë e Jugosllavisë, territoriishte i qeverisur nga Bullgaria, Serbia dhe, duke shkuarmë larg, nga Perandoria Osmane”, duke e heshturkështu qëllimisht, faktin e pamohueshëm historik, se nëperiudhën në mes të viteve 1941 dhe 1945 në shumicëne territoreve shqiptare, shtrihej administrata e shtetitshqiptar.
LSHD i bën me dije z. Pendarovski dhe segmenteve tëtjera të pushtetit që përpiqen të faslifikojnë historinë, se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shijen e lirisë nështetin e tyre, në territoret e çliruara nga terrori tridhjetvjeçar serb, ku ata përjetuan rilindjen kombëtare tëmundësuar nga administrata, shkollat, dhe institucionete shtetit të tyre, të cilat u mungojnë edhe sot e kësajdite. Ashtu siç nuk mund të harrojnë as masakrat mbipopullsinë e pafajshme civile që paralajmëruan dhekurorëzuan lindjen e “shetit të ri” të “Maqedonisë” mbigjakun e tyre.
LSHD gjithashtu hedh poshte shpifjen dhemanipulimin djallëzor të presidentit Pendarovski lidhur me vullnetin politik të shqitparëve, i cili gjatë fjalimit vjetor në seancë plenare, para deputetëve dhe korit diplomatik, gënjeu opinionin e brendshëm dhe faktorin ndërkombëtar, gjoja se shqiptarët përkrahin pervetësimin e identitetit, gjuhës dhe falsifikimin e historisë nga ana e institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut. LSHD kërkon të vetëdijësojë tëgjithë faktorët politikë të brendshëm, si dhe faktorët e jashtëm të involvuar në gjetjen e një zgjidhjeje për këtëkonflikt, se heshtja e përfaqësuesve politikë shqiptarëtë koruptuar dhe të kapur, dhe të tjerëve të friksuar përtë shprehur opinionin e tyre të lirë, nuk duhet dhe nukmund të interpretohet si aprovim, dhe vetësakrifikim ityre, për të legjitimuar padrejtësitë dhe krimet ndajtyre që vazhdojnë që nga viti 1912.
Fakti që presidenti Stevo Pendarovski gënjeu dhe manipuloi dy here brenda pak ditësh, lidhur me historinë dhe vullnetin politik të shqiptarëve, dëshmon qartë se interesat kombëtare të shqiptarëve nuk janë dhe nuk mund të jenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtetin me karakter unitar të Maqedonisë së veriut.
Ashtu si paqja dhe e ardhmja më e mirë për të gjithë, nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra, përvetësime dhe falsifikime të historisë!
Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi
Kryesia qendrore
Kryetari: Adnan Abdullahi-Voka