Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja thekson se partia opozitare VMRO-DPMNE duhet t’i jep fund izolimit, ndasive dhe rolit shkatërrues.
Partia në pushtet kërkon nga VMRO-DPMNE-ja që të mbështet marrëveshjen për emrin, që sipas tyre vendin e ka çuar në tatpjetë për 25 vite me radhë, marrëveshje që e forcon identitetin maqedonas.
LSDM-ja thotë se anëtarësimi në NATO dhe BE është interesi i lartë kombëtar dhe shtetëror, prandaj nëse edhe për VMRO-DPMNE-në është ky interes, atëherë duhet ta mbështet marrëveshjen.

