14 March
“I ftojmë Nikolla Gruevskin dhe udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së, nëse janë për karakter unitar, sovranitet të Maqedonisë ku do të sundojë ligji, qartë ta përkrahin programin e Qeverisë së re të Maqedonisë dhe punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ta pranojnë realitetin e ri se janë opozitë dhe të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Në kumtesë gjithashtu theksohet se “Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që ta mbrojnë pasurinë e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme dhe të shpëtojnë nga përgjegjësia për të gjitha shkeljet që kanë bërë.

