Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar pas kritikave të VMRO-DPMNE-së rreth politikave shëndetësore të qeverisë së re të drejtuar nga Zoran Zaev. Partia në pushtet vlerëson se për 11 vjet qeveria e drejtuar nga VMRO ka shkeluar të drejtat e mjekëve dhe të pacientëve.
LSDM përmend faktin se gjatë kësaj qeverisjeve ka ndodhur eksod i madh i punonjësve shëndetësorë, ku çdo vit iknin jashtë vendit së paku 200 mjekë. Ai thotë se këto politika kanë shkaktuar kolaps të plotë në sistemin shëndetësor.
LSDM thekson se Qeveria e re do të mbajë premtimet për rritjen e pagave të mjekëve e specialistëve, ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve ekzistuese dhe qendrave shëndetësore, si edhe futjen e trajtimeve falas në spitale.

