Partia që 11 vjet në mënyrë jo ekonomike dhe të pakontrolluar i ka
futur në borxh qytetarët për realizimin e interesave kriminale, tregon mosnjohje elementare të financave, reagon LSDM pas akuzave të sotme të VMRO-DPMNE-së.
Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se Qeveria e udhëhequr nga LSDM e ul borxhin publik, punon në mënyrë të ndërgjegjshme, me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve.
“VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me dallimin e dukshëm në menaxhimin me paratë shtetërore.
Për dallim nga harxhimi joekonomik, kur paratë nga huazimet e shtrenjta dhe të pakontrolluara shpenzoheshin në tenderë kriminale, palma, barok dhe përmendore, sot, paratë e qytetarëve shfrytëzohen për pagë më të lartë minimale, për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar, për
vende të reja pune dhe ndihmë më të madhe ndaj ndërmarrjeve vendase”, konsideron LSDM.
Me akuzat e zbrazëta për gjoja shpenzime të rezervave shtetërore, VMRO-DPMNE, citohet në reagimin e LSDM-së, tregon mosnjohje themelore të menaxhimit me financat sepse bëhet fjalë për pagesën përmes llogarisë së vetme shtetërore të kredive dhe afateve të skaduara për borxhe të
vjetra.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Mickoski: E Majta në koalicion me BDI-në
- Mbyllja e deponisë në Nikushtak – Reagon Komuna e Likovës
- Plagoset çifti i bashkëshortëve, u plas bombla e gazit! Shkrumbohet edhe garazhi i shtëpisë
- Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren
- Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”
- Mickoski: Bum ndërtimor në Jegunovcë dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve
- “Fushata zgjedhore”, rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat
- Deshamp: Mund të jetë krenar për atë që ka arritur