09 April
LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që VMRO-DPMNE të pranojë, siç theksojnë, se është opozitë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit.
“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk mund t’i mbajë peng qytetarët e Maqedonisë dhe nuk guxon të nxisë dhunë mbi shumicën e qytetarëve dhe shumicës parlamentare”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Krahas vullnetit të qartë të shprehur të shumicës së qytetarëve për ndryshime edhe e tërë bashkësia ndërkombëtare bën thirrje në respektimin e parimeve demokratike, të arsyes së shëndoshë dhe transfer të qetë të pushtetit.

