VMRO-DPMNE vet po konstaton dhe i pranon dëmet nga qeverisja e tyre kriminale 11 vjeçare.
StictyBanner mes postimeve mobil
Koha kur paratë e qytetarëve u shpenzuan për luks dhe interesa kriminale të Nikolla Gruevskit, përderisa qytetarët dhe shteti po zhyteshin në varfëri, përfundoi. Qytetarët në zgjedhje fer, të lira dhe demokratike, dhe sipas vullnetit të tyre i dhan fund qeverisjes 12 vite e gjysëm me kriminalitet dhe e paaftë për të qëverisur nga ana e VMRO-DPMNE-së në nivel lokal.
Në Maqedoni po vjen jeta, Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të punon me përgjegjësi dhe nder për ti realizuar masat që janë në interes të qytetarëve që sjellin jetë për të gjithë. Ekonomia po ringjallet, pagat dhe pensionet po rriten, janë zgjidhur probleme shumëvjeçare në kategori të ndryshme të qytetarëve, po zvogëlohen shpenzimet për jetë dhe gjithnjë e më shumë para po kthehen tek qytetarët në buxhetet familjare.