Nëpërmjet një kumtese reagon partia maqedonase në pushtet, LSDM ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovskit duke thënë se “kryesia anti-perëndimore e VMRO-DPMNE-së nuk mund të pajtohet funksionimin profesional të institucioneve dhe reformave për administratë profesionale të pavarur.
“Kryesia anti-popullore e VMRO-DPMNE së nuk mund të pajtohet me funksionimin profesional të institucioneve. Pikërisht VMRO-DPMNE-ja 11 vite të plota ndaj institucioneve silleshin sikur të jenë kompani të tyre private ku punësohet vetëm anëtarë partiak dhe mbështetës të VMRO-DPMNE-së”, kumtojnë nga LSDM.
Sipas tyre, përmes partizimit dhe presioneve ndaj të punësuarve në administratë, VMRO-DPMNE-ja krijoji institucione të partizuara ku qytetarët nuk arritën të marrin shërbime profesionale.