Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, nga LSDM kanë thënë se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është zhbllokuar, raporton SHENJA.
Nëpër mjet një komunikate nga kjo parti kanë thënë se është realizuar vullneti i shumicës së qytetarëve. “Shumica e është formuar në mënyrë demokratike në Kuvend ka zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit. Proceset demokratike vazhdojnë dhe pas tyre qëndrojnë më së paku 700 mijë qytetarë të cilët votuan në zgjedhjet kredibile të 11 dhjetorit. Kjo është një ditë e madhe për demokracinë e Maqedonisë dhe hap i madh për proceset demokratike në Maqedoni që çon drejt jetës kualitative për të gjithë dhe perspektivat euroatlantike të vendit”, kanë thënë nga kjo parti, të cilët kanë ftuar qytetarët të mbesin të qetë dhe të mos bien pre e asnjë provokimi. /SHENJA/