LSDM, do të zhduk çdo gjurmë të VMRO-DPMNE-së, duke shkatëruar projektin famëkeq “Shkupi 2014”. Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaroi se është dhënë urdhër që anijet të cilat janë vendosur në lumin Vardar dhe shfrytëzohen si objekte hotelerie të dislokohen prej aty njofton Almakos.
“Anijet e pengojnë rrjedhjen normale të ujit dhe nëse rritet niveli i lumin mund të vijë në vërshimin e saj, ndërsa më kontestueshme është se këto objekte paraqesin pajisje urbane sipas dokumentacionit të nxjerrë nga qyteti, edhe pse janë ndërtesa në disa kate”, ka deklaruar Shilegov.
Për analistin Petar Asovski anijet si dhe projekti “Shkupi 2014”, është vënë nga një pushtet, i cili nuk ka patur orientim, sepse objektet shëmtojnë pamjen e kryeqytetit.
“Nuk ishte e nevojshme të vendosen aty anijet dhe Shilegov ka të drejtë kur thotë se ka për qëllim që ti largojë. Për arsye se njeherë ata nuk e kanë vendin aty, Maqedonia nuk ka hapsirë për ato, dhe ato janë vënë në bazë të një projekti pa plan, të ashtuquajtur “Shkupi 2014”. Nëse anijet kanë lidhje me ujin ose e pengojnë rrjedhën e lumit, nuk kam ide. Megjithëse, do të vërtetohet a e pengojnë apo jo rrjedhën e lumit. Por, arsyeja është se nuk është problemi uji, por se janë vendosur nga një pushtet, të cilat nuk duhet të vendoseshin aty sepse shëmtojnë pamjen”, tha analisti Petar Asovski, për Almakos.
Ai shton se si objektet hotelerie dhe restorante, të cilat janë dhënë me konsesion dhe janë harxhuar para për t’u ndërtuar nga ana e pronarëve duhet të zhvendosen aty ku nuk pengojnë dhe mund të funksionojnë si restorante e hoteleri.
“E di se shumë pronar të atyre restoranteve kanë investuar shuma të mëdha të parave, sepse edhe janë dhënë me konsesion. Dihet që nuk është aspak e drejtë nëse u mbyllet biznesi, por të punojnë e funksionojnë diku tjetër”, tha anaslisti Asovski.
Për shumë qytetarë, projekti “Shkupi 2014”, nuk ka qenë i pranueshëm dhe thonë se anijet janë bërë për interesat e pushtetit të atëhershëm. Ndërsa, sot me ardhjen në pushtet të LSDM-së, do të tentohet të largohen prej aty. Ata mendojnë se ka konflikt interesi, sepse përreth lumit Vardar ka restorante dhe hoteleri, që janë ndërtuar dekada më parë, ku edhe shihen si biznese konkuruese anijet me restorante.
“Kam qenë kundër këtij projekti. Duken bukur anijet, por ti shikosh prej së largu, rrjedha e lumit vërshon pak, anash ndërtohet dhe e gjithë kjo duket keq. Ata kanë restorante brenda, por përreth lumit Vardar, janë restorantet që mund të shkosh me familjen dhe nuk ke frikë nëse fëmija mund të bie në lum ”, tha Emilija, për Almakos.
Ndërsa një qyetar tjetër thotë se secili që është në pushtet, punon për interesat e tyre. Këtu ka konflikt interesi.
“VMRO-ja i bëri dhe LSDM-ja është kundërshtari, që tani ka fuqi që ti prish, gjithçka që ka bërë pushteti i mëparshëm, sepse kjo është edhe dëshirë e qytetarëve, të cilët e kundërshtuan këtë projekt”, tha qytetari Aleksandri.
Për analistin Isen Saliu, projekti i pushtetit të mëparshëm, ka ngecur investimet në pjesën e shqiptarëve, si pjesë me e vobegtë, pa infrastrukturë, ndriçim, etj
“Mendoj se dëmi më i madh që është bë me projektin Shkupi 2014, janë qindra miliona eurot e harxhuara kot. Sepse deri sa në këtë projekt janë derdhur qindra miliona të qytetarëve të gjithë Maqedonisë, pjesë të Shkupit janë lënë pa investime dhe kanë mbetur si të ishin në mesjetë. Mbështes largimin e permendoreve dhe elementeve që janë në kuadër të këtij projekti, e që nuk përputhen me karakterin multietnik e multikulturor të Shkupit, qoftë edhe nëse bëhet me qëllim për të eliminuar konkurencen e restoranteve, mirëpo mendoj se dëmi që është bë me projektin Shkupi 2014 më së miri do të zhbëhej në rast se aq mjete sa janë investuar aty, tani të investohen në lagjet e Shkupit të lëna pas dore deri sa ndërtohej Shkupi 2014, siç janë Gazi Baba, Serova, Dizhoni, lagja e romëve në Fushë Topanë, Shutka, e kështu me radhë. Mendoj se kjo do të ishte zgjidhja më e dobishme dhe më e sinqertë për qytetarët”, tha analisti Isen Saliu, për Almakos.
D.Kërluku
Almakos.com