“Të dhënat e fundit janë alarmante, që kur OBRM-PDUKM mori pushtetin në vitin 2024, numri i të punësuarve në vend është ulur me mbi 17,000 persona”, theksoi Jovica Jankovic nga LSDM në një konferencë për shtyp.
Kjo, siç tha ai, nuk është vetëm statistikë. Kjo, sipas tij, është e vërteta pas mijëra fateve njerëzore, një numër i reduktuar vendesh pune, të rinj që largohen, shpresa të shkatërruara, varfëri në rritje.
“Kjo është dëshmi e kolapsit ekonomik, e kaosit në tregun e punës, e alienimit të plotë të qeverisë nga realiteti në të cilin jeton populli. Të rinjtë në Maqedoni e shohin shpëtimin jashtë, numri i të punësuarve është zvogëluar me 17,000. Të rinjtë në Maqedoni sot po paguajnë çmimin më të lartë për paaftësinë dhe arrogancën e Qeverisë së Hristijan Mickoskit”.
“Tregu i punës po zvogëlohet, popullsia produktive, dhe mbi të gjitha të rinjtë, po largohen, dhe sistemi i pensioneve është vënë në rrezik. Në vend që të krijojë kushte për vende të reja pune dhe të paguara mirë, për të mbajtur të rinjtë, Qeveria, me arrogancën e saj refuzon çdo propozim për rritjen e pagës minimale dhe stimulimin e rritjes së pagave”, tha Jankoviç.