LSDM në komunikatën e sotme thekson se është e nevojshme të gjithë institucionet dhe subjektet politike në shtet të jenë në majën më të lartë të detyrës me qëllim që të zgjidhet qeveria e re në afat sa më të shkurt dhe të krijohen kushte ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Gjorge Ivanov menjëherë duhet të jep mandatin për formimin e qeverisë. Ekziston Programi i qeverisë reformuese e cila e garanton unitaritetin e Maqedonisë, e cila do të punoj sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euroatlantike. Do të ketë riafirmim të këtyre përcaktimeve strategjike, me qëllim që të thyen deri në fund arsyetimet për shkak të cilave Ivanov dhe VMRO-DPMNE po i bllokojnë proceset demokratike, ndërsa kjo po dëmton qytetarët”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, përcjell SHENJA.
Sipas tyre, kjo praktik e pengimit të proceseve demokratike shkon në mënyrë direkte në dëm të qytetarëve, të cilët ndjejnë dëm mbi buxhetin familjar, ndërsa nga e hëna një numër i madh i qytetarëve në komunat do të ngelin pa paga dhe pa shërbimet e nevojshme komunale.