LSDM sot ka paralajmëruar se do të publikojë kandidatët tjerë për kryetar të komunave për zgjedhjet e ardhshme më 17 tetor, shkruan Kumanovonews, transmeton News-TV.
Mes tyre do të gjendet edhe kandidadati për kryetar të Kumanovës. Megjithate, për shkak të mospajtimeve në degën komunale, ka mundësi që publikimi i emrit të shtyhet për 30 gusht, kur është edhe afati i fundit për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur.
Kandidaturën për kryetar të Kumanovës në parti e ka dorëzuar kryetari aktual Maksim Dimitrievski, kryetarja e këshillit komunal Atina Murgashanska, deputeti Martin Kostovski dhe sekretari i partisë Oliver Olievski.
Në anketat brendapartiake janë gjetur edhe emrat e drejtoreshës së spitalit Snezhana Zaharieva dhe ish-deputeti Lubisha Nikolic.
Burime nga partia thonë se rejting më të madh në të gjitha anketat ka Dimitrievski, por këtyre ditëve është duke u realizuar edhe një anketë e re në teren dhe përmes telefonit, në të cilën nuk ndodhet emri i kryetarit aktual.
Dhe deri sa pritet zyrtarizimi i kandidatit, Dimitrievski, Ilievski dhe Kostovski prezantojnë programin dhe video projektet e tyre, duke punuar në vetpromovimin mes qytetarëve.