Të nderuar qytetarë,
Shëndetësia është në kaos dhe përpara kolapsit të plotë, ndërsa Taravari dhe Mickoski po luajnë me hapjen e temave etnike për të ndarë qytetarët.
Nuk ka medikamente, mbi 20 fëmijë humbën jetën për shkak të kujdesit të papërshtatshëm, ka lista të gjata pritjeje, mungon personeli, nuk ka shërbime shëndetësore cilësore.
Një katastrofë në çdo fushë dhe një zhgënjim i madh.
Kalanë tetë muaj që nga premti i Qeverisë së Mickoskit dhe ministrit Taravari për të siguruar vende pune për specialistët në shëndetësi.
Pas tetë muajsh, nuk ka asnjë punësim për specialistët.
As Mickoski dhe as Taravari nuk e kanë mbajtur premtimin!
Edhe specialistët dhe qytetarët janë viktima të paaftësisë së kësaj qeverie.
Për më tepër, Taravari thotë qartë se çfarë është prioriteti i tij: temat etnike, e jo shëndetësia.
Ky pranim nga partneri kryesor politik i Kristian Mickoskit është një provë tjetër për dështimin total të Qeverisë.
Kryeministri fshihet, ndërkohë që sektori shëndetësor po shkatërrohet.
Në kohën kur pacientët mbeten pa terapi, kur jemi dëshmitarë të tragjedive në klinika, kur mungon personeli mjekësor, Taravari, përveçse për zgjidhje, kërkon shpëtim vetëm te temat etnike.
Kjo është një taktikë klasike për t’u shmangur nga përgjegjësia, që qytetarët e njohin dhe për të cilën nuk do të bien pre e saj!
Kur fëmijët vdesin për shkak të mungesës së kujdesit, kur njerëzit që luftojnë për jetën e tyre janë lënë në mëshirën e fatit, nuk ka më justifikime dhe as mashtresa me tema etnike.
Duhet të ketë përgjegjësi, përgjegjësi nga ata që udhëhoqën shëndetësinë dhe ky është ministri Taravari!