Rritja e Bruto prodhimit vendor prej 1,2 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2017 e konfirmon suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja dhe është edhe një në serinë e treguesve se ekonomia po stabilizohet dhe se po lëvizë në drejtim të mirë, thuhet në kumtesën nga Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së.
“Në tre muajt e fundit nga qeverisja kriminele e VMRO-DPMNE-së dhe politikat e tyre shkatërruese sollën rënie të ekonomisë prej 1,3 për qind në kuartalin e parë të vitit 2017. Në mënyrë plotësuese, përmes politikave të destruksionit, bllokimeve dhe dhunës e cila kulminoi në të enjten e përgjakur, VMRO-DPMNE-ja shkaktoi pasiguri ekonomike dhe juridike për qytetarët dhe ekonominë, ndërsa me këtë negativisht ndikohet mbi ekonominë. Me formimin e Qeverisë reformuese të kryesuar nga LSDM-ja ka filluar procesi i zbatimit të reformave që i sanojnë dëmet nga qeverisja kriminele e VMRO-DPMNE-së, e stabilizojnë ekonominë dhe e nxisin rritjen ekonomike”, thuhet në kumtesë.
Kjo është konfirmuar, thuhet më tej, edhe përmes parametrave ekonomik. “Pas rënie së ekonomisë për shkak të qeverisjes së keqe të VMRO-DPMNE-së në fillim të vitit 2017, në tremujorin e fundit të vitit, ekonomia u rrit për 1,2 për qind si reflektim i kthimit të stabilitetit dhe efikasitetit të masave të zbatuara”, shtohet në kumtesën e LSDM-së.
Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja, thuhet në kumtesë, përmes menaxhimit të përgjegjshëm me financat dhe zbatimin e masave nga Plani për rritje ekonomike vazhdon të punojë mundësim të kushteve për arritje të rritjes së paraparë ekonomike prej 3,2 për qind për vitin 2018, si dhe intensifikim të tij viteve të ardhshme.