Partia “Maqedonia e Bashkuar” sot në Parlament ka dorëzuar propozim ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prill të vitit të kaluar kur turma të dhunshme hynë në Kuvend në përpjekje për të penguar konstituimin e qeverisë së re. Partia e Janko Baçev, ligjin e ka dorëzuar në Grupin parlamentar të partisë opozitare, VMRO-DPMNE-së dhe kanë kërkuar prej tyre menjëherë të venë në procedurë parlamentare ligjin.
“Ne presim që deputetët e VMRO-DPMNE-së të fillojnë procedurën legjislative në Parlament, sepse Rregullorja e Punës lejon çdo deputet, natyrisht nëse Mickoski është i sinqertë kur thotë se është i angazhuar për amnisti për vëllezërit dhe motrat tona maqedonase që qëndrojnë nëpër burgjet e Shutkës . Ne presim që ligji të miratohet nga të gjithë deputetët, “tha Dragan Ugrinovski,” nga Maqedonia e Bashkuar “.
VMRO-DPMNE nuk e ka komentuar propozim-ligjin e dorëzuar sot, por për mediat kanë thënë se po konsultohen me ekspert rreth formatit të ligjit për amnisti.
“Ligji po përgatitet nga grupi ynë i ekspertëve, Sapo të kemi informacione më konkrete dhe ta përgatisin ashtu siç duhet në aspekt ligjor, do të informohen të gjitha mediat për rrjedhen e më pasme të procedurës”- thonë nga VMRO-DPMNE.
Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Zoran Zaevit e ka quajtur mision të pamundur amnestinë e dhunuesve të 27 prillit.
“Një gjë duhet të jetë e qartë, amnesti për krimin nuk do të ketë. Nuk do të pranojmë asnjëherë amnestim të kriminelëve”, tha deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Ai ka ftuar opozitën të zhbllokojë punën e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe menjëherë të zgjidhen anëtarët e rinjë të KSHZ për të mundësuar organizimin e referendumit për emrin.
“Nëse nuk e bëjnë këtë, do të thotë se VMRO-DPMNE, nuk do referendum dhe ikën nga zgjedhjet. Është e qartë se VMRO-DPMNE trembet nga vullneti i qytetarëve”, akuzoi Kostadinov.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, po ashtu ka përjashtuar mundësinë për të amnistuar personat e përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit tw kaluar duke theksuar se gjithkush duhet të përgjigjet për veprat e bëra.
Idenë e amnistisë për herë të parë e kishte përmendur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski, i cili vlerësoi se ky hap është i domosdoshëm për t’i dhënë fund revashizmit politik dhe që vendi të eci përpara.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com