Në vend që të përhapet panik e pabazuar, VMRO-DPMNE të japë mbështetje të procesit që të çon në BE dhe në NATO.
“Në vend që të tentojë të përhapë panik të pabazuar dhe lajme të rreme, VMRO-DPMNE duhet të bashkëngjitet drejt proceseve që sigurojnë hyrjen në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Qytetarët nuk janë të frikësuar siç pohon VMRO-DPMNE, Përkundrazi, qytetarët janë të inkurajuar, të vendosur që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
Ministria e Punëve të Brendshme punon, në mënyrë profesionale, me efikasitet dhe e pavarur në shërbim të ligjeve dhe interesave të qytetarëve. Shkala e krimit po ulet, reagohet shpejt në shkeljet ligjore, ligjet janë të barabarta për gjithkënd dhe secili që ka vepruar në mënyrë të paligjshme do të përgjigjet në procedurat e veta, theksojnë nga LSDM-ja.