LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që institucionet të mundësojnë kushte për punë për kryetarin e Kuvendit dhe formim të qeverisë së re pa shtyrje.
“Institucionet dhe të punësuarit në ti janë të obliguar të mundësojnë zbatim të vullnetit të shumicës që qytetarëve. Është e domosdoshme që kryetari i ri i Kuvendit, i zgjedhur në mënyrë ligjore dhe legjitime, plotësisht t’i ndërmarrë përgjegjësitë sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve ndaj qytetarëve dhe shtetit”, theksojnë në kumtesë. Sipas LSDM, interes kulmor shtetëror është transferimi i qetë i pushtetit dhe formimi i qeverisë së re reformuese dhe ajo, siç theksojnë, do të ndodhë shpejtë.
“Në kohë sa më të shkurtë, Talat Xhaferi do ta informojë Gjorge Ivanovin se ekziston shumicë e deklaruar parlamentare dhe se Ivanov është i obliguar t’ia japë mandatin kryetarit Zaev për formimin e Qeverisë së re”, qëndron në kumtesë.
Nga LSDM theksojnë se dhuna e përgjakshme në Parlament nga e enjtja nuk guxon të përsëritet dhe se porositësit dhe ekzekutuesit do të përgjigjen për veprimet e veta. “Është e domosdoshme që liderët e të gjitha partive, institucionet, qytetarët të cilët janë keqpërdorur në protesta ta kuptojnë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe të mundësojnë vazhdim të proceseve demokratike”, theksojnë nga LSDM.
LSDM porositë se shumicës parlamentare duhet t’i mundësohet të formojë qeveri pa shtyerje të mëtutjeshme. Këtë, sipas tyre, e pret i tërë opinioni vendor, ndërkaq për këtë, siç ceket, bënë thirrje, pas SHBA¬së, edhe euroambasadori në vend Zhbogar dhe eurodeputetët Vajgëll, Flekenshtajn dhe Kukan, letësues të krizës politike në Maqedoni.