Ndërkohë LSDM-ja ka reaguar për ndotjen alarmante të ajrit. Sipas kësaj partie është shqetësues fakti që pushteti me lehtësi të madhe injoron ndotjen dhe nuk ndërmerr asgjë. LSDM thekson se ndotja është problem serioz, I cili ndikon ndaj shëndetit të qytetarëve.
“Kur ishte opozitë VMRO-DPMNE-ja paralajmëronte mbi 1 miliardë euro për investime për ajër të pastër dhe uljen e ndotjes në masën 50 për qind. Si pushtet, tani VMRO-ja nuk ndërmerr asgjë. Kaluan 7 muaj, masa kundër ndotjes nuk ka”, reagom opozita maqedonase.