“Në periudhën e ardhshme, shumë shpejtë qytetarët do ta fitojnë Qeverinë e re sipas rregullore, Kushtetutës dhe ligjeve. Qeveria e re do të kujdeset për nevojat reale dhe për interesat shtetërore dhe ai është prioritet kryesor që do të zbatohet”, thuhet në kumtesën e rregullt mëngjesore të LSDM-së.
Në të shtohet se “të punësuarit do të fitojnë rritje të pagës minimale prej 12.000 denarëve në vitin e parë, ndërkaq do ë rritet deri në 16.000 denarë deri në fund të mandatit të Qeverisë së re reformuese”.
“Do të zvogëlohen harxhimet e jetesës. Qytetarët do të paguajnë më pak para për energji elektrike, pasi që do të kthehet tarifa e lirë ditore nga dy orë çdo ditë dhe në të gjithë vikendin. Nxënësit nuk do të kenë strese pasi që nuk do të kenë testim ekstern, ndërkaq mësuesit nuk do të kenë dënime absurde”, shtojnë nga LSDM.