“Vazhdojnë të dalin detaje të reja shqetësuese për dështimet institucionale, të cilat mund të kenë çuar në tragjedinë më të tmerrshme në historinë e re të Maqedonisë së Veriut, në të cilën humbën jetën 59 të rinj”, kështu deklaroi në një konferencë për media, sekretari organizativ i LSDM-së Martin Kostovski .
Objekti i njohur si disko “Pulse” në Koçan ka funksionuar ilegalisht, dhe se kjo tashmë është e dokumentuar dhe e vërtetuar. Për Kostovskin, kjo është pjesë e një hetimi aktiv, i cili duhet të japë përgjigje, por edhe të përcaktojë përgjegjësinë e institucioneve, mangësitë e të cilave janë gjithnjë e më të dukshme.
Martin Kostovski, sekretar organizativ i LSDM-së.
“Sot po hapim një aspekt të ri dhe shumë të rëndë të kësaj tragjedie – rolin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Sipas të dhënave të publikuara në rrjetin e biznesit, kompania ‘MMMM Cafe’, e cila zotëronte edhe diskotekën ‘Pulse’, ka funksionuar me llogari të bllokuar prej 217 ditësh. Bllokada e regjistruar, e cila ende nuk është hequr, është regjistruar në datën 21 gusht 2014 Zyra e të Ardhurave e ka mbyllur klubin në shtator 2024?”.
Sipas nenit 117 të Ligjit për Falimentimin, siç tha Kostovski, nëse një kompani ka llogari të bllokuar për më shumë se 45 ditë dhe nuk paguan paga dhe kontribute për një periudhë më të gjatë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), ka detyrim ligjor të paraqesë kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit dhe të propozojë masa për sigurimin e pronës dhe klubi ‘Puls’ duhej të ishte mbyllur, por që siç theksoi Kostovski kjo nuk ka ndodhur. Prandaj Kostovski vlerëson se këto nuk janë gabime teknike por që sipas tij janë çështje sistematike.
Ai theksoi se tragjedia në Koçan nuk është rezultat i një gabimi të vetëm, por i një zinxhiri dështimesh institucionale. Ai vlerësoi se çdo lëshim duhet të identifikohet, çdo fajtor duhet të mbajë përgjegjësi dhe shteti duhet të tregojë se ligji vlen për të gjithë dhe se askush nuk duhet të jetë mbi të.
/SHENJA/