Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka bërë sot publike disa nga emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të muajit tetor. Në total, janë shpallur kandidatët për 16 komuna, përfshirë edhe kandidaturën për qytetin e Shkupit.
Vëmendje të veçantë ka marrë emri i ish-ministres së Mjedisit Jetësor, Kaja Shokova, e cila do të kandidojë për kryetare të Shkupit.
Lista e kandidatëve të shpallur sot nga LSDM përfshin:
-
Shkup – Kaja Shokova
-
Manastir – Metodija Kunovski
-
Vallandovë – Pero Kostadinov
-
Vinicë – Goce Milevski
-
Zrnovcë – Vanço Mitev
-
Kavadarci – Viktor Velevski
-
Karposh – Maja Mojsova Miovska
-
Kisella Vodë – Goran Trajkovski
-
Mavrovë-Rostushë – Anes Ahmeti
-
Novosellë – Petar Spasov
-
Petrovec – Elizabeta Zelenikovska
-
Prilep – Petra Lukarovska
-
Radovish – Risto Spasov
-
Sveti Nikollë – Dejan Giçev
-
Çashkë – Goran Stojanovski
-
Bërvenicë – Svetllana Mitrevska Angellkovska
Shumica e partive politike në vend tashmë kanë nisur publikimin e emrave të kandidatëve të tyre për zgjedhjet komunale. Ndërkohë, disa prej tyre janë ende në proces të zhvillimit të anketave për të përcaktuar kandidatët përfundimtarë që do të marrin pjesë në garën zgjedhore të tetorit.