Alsat-M 2019-07-16T11:43:04+02:00
Rasti i fundit i ngritur nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar është dëshmi se ekziston mekanizëm midis qytetarit-prokurorisë dhe Policisë e cila mbron shoqërinë dhe që mund të përballet me raste eventuale të korrupsionit, kanë thënë nga LSDM pasi që Prokuroria ka hapur hetim për larje parash dhe disa vepra tjera penale, me çka dy persona janë lënë në paraburgim, Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski.
Shteti ka ndërtuar institucione dhe ka krijuar sistem të cilët luftojnë korrupsionin dhe kriminalitetin. Të gjithë janë njësoj para ligjit, ndërsa drejtësi patjetër të ketë. LSDM fton institucione që të realizojnë hetim të pavarur dhe thellësisht, të punojnë sipas ligjeve me qëllim që të mbizotëroje e drejta në vendin tonë. Proceset gjyqësore për këtë rast, mirëpo edhe për tjerat raste, duhet të implementohen deri në fund që të triumfojë e drejta, në interes të qytetarëve dhe shtetit, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Alsat
Loading…



